Erdha me 31 janar 1991 emigrant në Tokën e Premtuar, në Vendin e Bekuar, ku njeriu i prekmundësitë, i mbrrinë lartësitë, jeton jetën i lirë e ilumtur, e ka Lirinë e Demokracinë si ajrin e diellin, plot dritë, krejt jetë.
Erdha nga Nokshiqi i Plavë-Gucisë dhe ngaMalësia e Gjakovës (Tropoja), nga këto dy vatrahistorike e flamurtare të Lirisë e të Demokracisë, tëpushkës e të penës, të gjakut e të mendjes, por Lirinë e Demokracinë e vërtetë e ndjejë në çdo hap e ditë tëjetës në Amerikë, kur isha në fillimet e mia në NewYorkun e Statujës së Lirisë dhe tani kur jam në Texasine Bushëve, në Amerikën e Madhështive të Kohës e Botës.
Më ka ndryshue jeta nga “Ëndrra Amerikane”, ngaToka Amerikane, nga Idealet e Lirisë së saj, nga frymae Demokracisë së saj, nga mirëqënia e madhështia e saj. Më ka ndryshue jeta mue e njerëzëve të mi, nëAmerikën e Madhe, në Familjen tonë të Madhe tëNokshiqve të Texasit, në të katër brezat tanë të sotëmnë Amerikë, kemi bizneset tona, shtëpijat tona, jetëntonë të vërtetë, jetojmë jetën me ardhmëri të sigurtë.



