E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fakte historike-shqiptaro amerikanët dhe roli i tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës – Nga Naim DEDUSHAJ

Si sot , me 27 maj të vitit 1990 në Kosovë erdhi për vizitë kongresisti Tom Lantos dhe ish kongresisti Joseph DioGuardi, të shoqëruar nga një grup aktivistësh të komunitetit shqiptaro – amerikan. Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e intelektualë të tjerë të shquar të Kosovës ata mbajten një konference shtypi në Hotelin Grand prishtine.
Pas vizites disa ditore ne Kosove delegacioni vizitoi shqiperine , kjo ishte vizita e pare dhe historike e nje Kongresisti dhe delegacioni amerikan qe viziton shqiperinë.

Kush ishte Tom Lantos :
Thomas Peter Lantos (Tom Lantos) një hebre i lindur në Budapest të Hungarisë me 1 shkurt 1928, ishte pjesë e rezistencës kundër lëvizjes naziste gjatë pushtimit të Hungarisë.
Tom Lantos vdiq më 11 shkurt të vitit 2008, ai ishte politikan amerikan nga Kalifornia I cili sherbeu ne Kongresin amerikan si antar i partise demokratike qe nga viti 1981 derisa vdiq .

Kongresisti Lantos dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës gjatë dy dekadave të luftës së saj kundër shtypjes. Mbështetja e tij këmbëngulëse për Kosovën në Kongresin amerikan përmes sponsorizimit të shumë rezolutave dhe dëgjimeve publike, ka trasuar rrugën e lirisë së Kosovës më 1999, kur bota demokratike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i doli në ndihmë popullit të Kosovës për ta fituar lirinë.

Gjatë vitit 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve. Tomas Lantos ishte ndër kongresistët e parë amerikan që vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në maj të vitit 1990.

Në një vështrim dhënë procesit nga ana e kongresit amerikan për nxierrjes e rezolutës pasuese të rezulutës 1244 nga ana këshillit të sigurimit të OKB-së ai tha: “Për Kosovën nuk do të ketë liri pa pavarësi. Dhe për bashkësinë ndërkombëtare nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër të pranueshme përpos pavarësisë”.

Foto: 1. Kongresisti Tom Lantos duke folë para Kongresit amerikan ne demonstratat e shqiptare te amerikes ne vitet e 90-ta , ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves , ne foto shih . Naim Dedushaj, Ramazan Bekteshi , Rrustem Ibraj , Ilir zherka , Hafiz Gagica , Bajram Balidemaj .

Foto: Tom Lantos ne takim me presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe intelektualë të tjerë të shquar të Kosovës .
Foto: Kongresistet Tom Lantos dhe
Joseph DioGuardi ne Gjakovë .

Nga Vizita historike ne kosove me 27 maj 1990.
https://youtu.be/EAKMj7gbChw

Pas vizites ne kosove Kongresisti Tom Lantos raporton Kongresit amerikan per Kosovën .
https://youtu.be/RvX3BUdmD4E

Pas vizites ne kosove Kongresisti Tom Lantos raporton Kongresit amerikan per Kosovën .
https://youtu.be/RvX3BUdmD4E

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora