E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Diaspora kranjane organizon Piknik në vendlindje

Këto ditë në kuadër të Ditëve të Diasporës në Krajë, Shoqata “Kraja” me veprimtari në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim dhe bashkërendim me degën e saj në vendlindje gjegjësisht në Krajë organizuan Piknik në Muriq ku të pranishmit patën mundësinë të argëtohen me muzikë, lojëra të ndryshme dhe shëtitje me barkë etj etj.

Po ashtu në piknik për të gjithë të pranishmit kishte ushqim dhe pije falas të cilat u financuan nga diaspora e Muriqit  qe jetojnë dhe veprojnë ne kuadër te shoqatës se tyre në New York.

Për datën  7 gusht 2018 në ora 21:00 në qendër të Krajës (Ostros) është paraparë një mbrëmje muzikore ku të pranishmit do të argëtohen nga këngëtarët: Vesel Pelinku, Myzafer Koliqi, Elizabeta Marku, Valdet Luka, Blerim Marshiqi, Afrim Çobi (orkestër), Ilir Gjecbrita (orkestër).

Për aktivitetin në Muriq RTK ka realizuar një videokronikë që mund të shikoni më poshtë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora