E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Deputeti Nikollë Camaj, një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi

Shkruan: Ramiz TAFILAJ, Houston, Texas

13 Qershor 2023

Lajmin e mirë për fitoren e Shqiptarëve me 6 ulëse në Kuvendin disa etnishë të Malit të Zi (4 prej tyre të partive nacionale shqiptare) e pritëm me interes të veçantë dhe na përcjelli gëzim të madh nëkomunitetin shqiptaro-amerikan të Huostonit e tëDallasit në Teksas dhe në të gjithë SHBA, sepse tashti ma shumë e ma mirë se asnjëherë tjetër nëhistorinë politike postkomuniste të këtij shteti të vogël ballkanik do të jenë një fuqi, faktor, forcëpolitike përcaktuese në përbërjen e Parlamentit, në formimin e Qeverisë së re, në zhvillimet politike-diplomatike-ekonomike-sociale-kulturore-ushtarake në Malin e Zi.

Sot, dua të ndaj me Ju, zoti Nikollë Camaj, lumturimin tim për zgjedhjen Tuaj deputet meritor nëKuvendin e Malit të Zi, si një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e afirmimit të të drejtave universale, kushteteuese dhe etnike të Shqiptarëve në Malin e Zi, si një zë i fuqishëm me përvojë e dituri i Koalicionit tuaj trepartiak “Forumi Shqiptar”; si politikan i njohur shqiptar e kombëtar në 34 vite veprimtari politike, nga sekretar i parë i subjektit të parë politik shqiptar, Lidhjes Demokratike në Malin e Zi (LDnëMZ, themelue në Tuz, 09.09.1990), prejkohësh Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare nëMZ (themelue në Tuz/Malësi), ma herët edhekryesues i “Forumit Shqiptar” dhe i KuvenditKomunal të Tuzit, po edhe si zyrtar i lartë në komunën e re me shumicë shqiptare të Tuzit, etj.

Dëshirojmë që Kuvendi i ri i Malit të Zi nëseancën e tij më të parë të legjislaturës së re dhe Qeveria e re e Malit të Zi t’i vlerësojnë e t’i çmojnë përpjekjet, kontributet, vlerat e meritat tuaja tëveprimtarisë politike e shoqërore në mbi 30 vite, duke iu dhënë Ju, vendin e funksione të merituara nëlegjislativ e ekzekutiv, pasi jeni një personalitet shumëdimensional, me integritet të lartë njerëzor e politik, keni një emër të mirë si njeri i traditës e bashkëkohësisë, si profesor në mbi 20 vite i letërsisëshqipe në gjimnazin e Tuzit, si politikan në dekadat e fundit, si përkthyes, si studiues, si publicist, si njëpersonalitet mjaft i njohur e nderuar në Rajonin Ballkanik Shqiptar, në Mërgatën Shqiptare nëAmerikë, ndër Shqiptarët në Europë.

I nderuari ynë, deputeti Nikollë Camaj, nëcilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të “Gazeta e Alpeve”– media PanShqipatre e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), dua t’iu faleminderoj për punën Tuaj me plot përkushtim e sakrifica, me bashkëpunime cilësore, në detyrën tuaj misionare e vullnetare si Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, duke arritë që kjo gazetë të jetë e dyta në Malin e Zi (pas “Koha Javore”) në shpërndarje ndër lexuesit shqiptarë në Tuz e Podgoricë, në Ulqin e Tivar, nëPlavë e Guci dhe në Rozhajë, duke kontribuar me shkrime mjaft cilësore nga ana Juaj, duke u përpjekur që edhe kjo gazetë t’iu shërbejnë sa më shumë e mëmirë integrimeve e zhvillimeve panshqiptare e ndërballkanike në Malin e Zi e në Sanxhak.

Gjithashtu e çmojmë shumë edhe pjesmarrjen tuaj elitare si një ndër përfaqësuesit kryesorë tëShqiptarëve në Malin e Zi në veprimtaritëkombëtare, ndërballkanike e ndërkombëtare të“Gazeta e Alpeve”, si në “Takimi i Madh i Shkodres” me 23 tetor 2021, ku mbajtët edhe një kumtesë me mjaft interes kombëtar e rajonal; në “Takimin e Parëtë Plavë-Gucisë”(2019) dhe në “Takimi i Dytë i Plavë-Gucisë” (2021)-ku në këtë të fundit e mbajtët Fjalën e Hapjes; në “Takimi i Madh i Prishtinës” (13 maj 2022)- ku edhe përshendetët në emër të Shqiptarëve në Malin e Zi; në “Kuvendin e Madh tëUlqinit” (29 prill 2023), ku e mbajtët Fjalën e Mbylljes të këtij Kuvendi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.

Meqë po flasim për “Kuvendin e Madh tëUlqinit” dua të them edhe një herë tjetër, se kishim kënaqësi të madhe kur në sallën e Kuvendit e ndamëÇmimin e Lartë “Fisnikëri Shqiptare” për babain Tuaj, Rrok Pjetër Zeku i Camajve të Hotit e Tuzit/Malësisë, me motivacionin: “Personalitet i profilit e formatit të lartë për burrërinë tipike malësore, për virtytin e shquar njerëzor të humanizmit, për aktin fisnik të 19 dhjetorit 1972 të pajtimit të dy familjeve në Tuz deri përtej sakrificës;  për vajtimet (brimtaritë) e tij me famë që kanë hyrë dhe në botime antologjike të Shqiptarëve në Malin e Zi”. Edhe më e madhe ishte kjo kënaqësi e imja dhe e ne të gjithëve në Kuvendin e Madh të Ulqinit, kur djali i juaj, Dr. Klement Camaj– profesor i rregullt në “University of the West Scotland” në Londër, e mori këtë vlerësim të madh për gjyshin e tij të nderuar e tëpaharruar.

Edhe tek ky fakt i 29 prillit 2023 në Ulqinin historik, kulturor e turistik, pashë edhe një herë tjetër, se ndër breza genesh jeni një familje e mirënjohur nëMalësi e Shqiptari; me tradita, virtyte, vlera atdhetare kombëtare dhe njerëzore; që rrezatoni me kontributet tuaja në Tuz e Malin e Zi, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe me djalin tuaj Klementin, në Shtetet e Bashkuara me vllaun tuaj elitar, dr. Pashko R. Camaj i Federatës PanShqiptare “Vatra”, imjekësisë amerikane, i Komunitetit Shqiptar në Amerikë. Ju, të gjithë si familje, ndër breza, jeni njëfamilje e nderuar shqiptare, por edhe një familjeanglo-saksone, që i shërbeni Kombit Shqiptar, miqësisë me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, me botën Euro-Atlantike.

Në përfundim të kësaj letre urimi, të kësajmirënjohje, më lejoni miku im i çmuar, deputeti ynë i nderuar, Nikollë Camaj, që t’iu uroj suksese nëdetyrën e lartë si përfaqësues i Shqiptarëve nëKuvendin e Malit të Zi, si përfaqësues i të gjithëShqiptarëve në trojet etnike në Malin e Zi, i Shqiptarëve në mërgatat shqiptare në Amerikë e Europë dhe kudo tjetër; i të gjithë shqiptarëve nëshekuj që kontribuan për këtë vend e kohë, për viset etnike shqiptare në Malin e Zi.

Unë e di, i nderuari ynë, deputeti i ri NikollëCamaj, se në Kuvendin e ri keni shumë përgjegjësi e mjaft angazhime të larta e të përditshme si përfaqësues i Shqiptarëve, si përfaqësues i partive nacionale shqiptare, i Forumit nacional Shqiptar, nëmbrojtjen e realizimin  e të Drejtave të Shqiptarëve në Kuvendin dhe në republikën e Malit të Zi, po jam e mbetemi të bindur  se do t’ia dilni me sukses tëplotë, në bashkari me deputetët e tjerë shqiptarë e me partitë e tjera shqiptare nacionale e qytetare, nëkryerjen e këtyre detyrave misionare, kombëtareshqiptare, euroatlantike.

_______

Ramiz Tafilaj  Drejtor i Përgjithshëm i “Gazetës së Alpeve”, është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit tëAmbasadorëve Shqiptarë dhe mban Titullin e lartë“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora