E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

DASHTA ME JU PYET E ME U THANË…

Nga Doni SADIKAJ/ Francë

Dashta me ju pyet, në këtë mesnatë:

Si gjumë kaq kollaj ju po fleni,

 Se mue s’po më merr’, s’po më merr…!

Kur po shoh t’ritë tuj ik prej ktuhit…!

Kur po i shoh prindit me zemër t’damé,

Kur shpirtin atyne ja u bllokon vetmia,

Kur rrinë ata fmitë e vet për pa i pá,

A e dini sa i rrok’ merzia, sa i rrok merzia…?!

Kur prindit’ qajnë e qajnë çdo natë

 E, aty, kurrkush s’ka për me i ngushllue,

E kur n’mjes fmit n’shkollë si kan’ me i çue.

Kur s’kan’ me ka thonë ni gjys t’shkretë fjale,

Se, ata, fmitë e vet nuk i kanë aty pranë…!

Ah, deshta me u thanë, me ju thanë deshta:

Se shpirtin atyne ua keni vrá, ua keni vrá,

Prej duerve fmitë ua keni dá, ua keni dá…!

Eh…, atyne ua keni mbyll çdo anderr n’dry,

Oh…, ua keni qitë atyne dhe lotin n’sy…!

 Po a keni shpirt, a keni shpirt…due me ju pyet:

Si dreqin ndergjegjia ende s’ju ka myt’, mytë…!

Pash t’madhin Zot, si sytë i mbyllni natën,

Kur ua dátë, kur ua dátë… fëmive Nanen…!!!

10 tetor 2017,

Ora  1.25

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora