E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni PONARI, nderohet me çmimin “Grand Excellence 2023”

Bordi i “Albanian Excellence” e ka nderuar me çmimin “Grand Excellence 2023” themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

Çmimi iu dorëzua z. Ponari gjatë një darke gala nëTiranë si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e vyerqë ka dhënë gjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit mëtë madh të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm  SIGAL UNIQA Group Austria që prej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë kompania lider dhe më e suksesshme e tregut të sigurimevenë Shqipëri dhe në Rajon.

Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”,– thuhet ndër të tjeranë motivacionin e“Albanian Excellence”.

https://www.youtube.com/shorts/5XIH4KAubf4

Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më tësuksesshëm nëvend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në njëlider në fushën e biznesit.

Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues isuksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.

Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i PërgjithshëmNderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President iDhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni; Anëtar idisa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dheIndustrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhePresident i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorësdhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh tëndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dherisigurimeve në botë.

Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimevekombëtare dhe ndërkombëtare:

– “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij tëjashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dheforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjetShqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze, në cilësinë e tij si“Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë”.

– “Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i AustrisëAlexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit tëSIGAL UNIQA Group Austria.

– “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve nëShqipëri dhe në Europën Juglindore për vitin 2021/22”, nga“Finance Central Europe”:

– “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”;

– “Njeriu i Vitit” nga “Instituti Amerikan Biografik”;

– “Menaxher i Vitit” nga “Komiteti i Sokratit tëOxfordit”, në Mbretërinë e Bashkuar;

– “Kavalier i Paqes” nga “Qendra Ndërkombëtare përPaqen mes Njerëzve”;

– “Qytetar Nderi” i Tropojës, Durrësit e Elbasanit, dhe“Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta periodike të përditshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Diaspora