E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zyra e e kryeministrit britanik, Boris Johnson: Bisedimet me BE-në për Brexit-in do të intensifikohen

Bisedimet midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Brexit-it, apo daljes së Britanisë nga BE-ja, do të intensifikohen, tha zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Komunikata pason takimin e Johnsonit në Luksemburg me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

“Dy udhëheqësit u pajtuan që bisedimet duhet të intensifikohen dhe që takimet, së shpejti, të zhvillohen në baza ditore”, thuhet në komunikatë.

Sipas së njëjtës, Johnson nuk do të kërkojë shtyrje të Brexit-it përtej 31 tetorit.

Johnson këmbëngul se Brexit-i duhet të ndodhë në këtë datë, me ose pa marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit.

Vitin e kaluar, paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, ka arritur marrëveshje me BE-në për Brexit-in, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti – çfarë e ka detyruar Mayn të japë dorëheqje.

Kundërshtimet e marrëveshjes kanë pasur të bëjnë kryesisht me politikat që i parashihte në kufirin me Irlandën.

Pas takimit të hënën, zyra e Junckerit tha se Britania nuk ka dalë ende me propozime që do t’i zëvendësonin këto politika.

Institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse ajo e lë BE-në pa marrëveshje.

Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota