E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zuzana Caputova, presidentja e re e Sllovakisë

Zuzana Caputova është presidentja e re e Sllovakisë. Ajo bëri inaugurimin sot në ceremoni solemne.

Zonja Caputova bëhet presidentja e pestë e Sllovakisë që pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në dy shtete në 1993. Presidentja 45-vjeçare ka pak eksperiencë politike por i tërhoqi votuesit të cilët shprehen të velur nga korrupsioni dhe politika aktuale. Ajo do të ketë një rol më tepër ceremonial.

Me profesion juriste, zonja Caputova u bë e njohur për betejën e suksesshme që zhvilloi kundër një landfilli me mbetje toksike në qytetin e saj, Pezinok. Për këtë punë ajo u nderua në 2016 me çmimin prestigjoz Goldman që vlerëson punën për kauza ambjentaliste.

Presidentja Zuzana Caputova është e divorcuar dhe ka dy fëmijë. Ajo është shprehur pro të drejtave të homoseksualëve dhe është kundër përpjekjeve për të kufizuar të drejtën e abortit, prirje që e bëjnë një politikane shumë liberale në një vend katolik si Sllovakia.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota