E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zgjedhjet në Amerikë/ Fati i Senatit varet në tre shtete

Nuk ka valë të kuqe republikanësh në SHBA, të paktën kështu tregon ecuria e numërimit  të votave deri tani.

Republikanët bënë  përparime, por demokratët dolën më mirë se sa pritej, duke lënë të paqartë ende se kush do të kontrollojë Kongresin dhe si pasojë të ardhmen e agjendës së Presidentit Joe Biden .

Rezultatet e deri më tanishme tregojnë se demokratët janë  mbrapa në numra për sa i përket dhomës së përfaqësuesve por, numrat për senatin tregojnë një rezultat tmerrësisht të ngushtë.

Ajo që mund të quhet një fitore e konsiderueshme për demokratët tani është se kandidati i tyre John Fetterman triumfoi ndaj republikanit Mehmet Oz në shtetin kyç të Pensilvanisë.

Fetterman mori një vend në Senat që u takonte republikanëve dhe i cili është thelbësor për shpresat e partisë për të mbajtur kontrollin e dhomës së lartë.

Por një fitore po kaq e rëndësishme për republikanët është edhe triumfi i Ron Johnson  në Wisconsin, ai  u shpall triumfues ndaj kundërshtares të tij demokrate Mandela Barnes. Tashmë janë tre shtete kyç që përcaktojnë fatin e kontrollit të senatit.

Në Arizona , demokrati Mark Kelly është përpara kundërshtarit të tij republikan, Blake Masters të miratuar nga Donald Trump, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 68% e votave. Në Nevada , republikani Adam Laxalt ka një epërsi të lehtë ndaj kandidates demokrate Catherine Cortez Masto.

Dhe e panjohura më e madhe e zgjedhjeve afatmesme në SHBA mbetet gara për xhorxhian , ku republikani Herschel Walker dhe demokrati Raphael Warnock janë në barazim.

Rezultatet paraprake thonë analistët tregojnë se votuesit kanë ndëshkuar Bidenin për kryesimin e një ekonomie të goditur nga inflacioni i madh, ndërkohë që sulmuan gjithashtu lëvizjet republikane për të ndaluar abortin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota