E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zgjedhja e kreut të Komisionit Europian mund të ngjallë përplasje brenda BE

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani tha se kreu i ri i Komisionit Europian (organi kryesor ekzekutiv i BE-së) duhet të zgjidhet nga kandidatët e paraqitur prej grupeve parlamentare.

Kjo mund të ngjallë përplasje mes parlamentit dhe disa udhëheqësve të BE-së që kanë kërkuar një mundësi të zgjedhjes më të gjerë të pasuesit të Jean-Claude Juncker, kreut të deritashëm të Komisionit Evropian.

Sipas rregullave, liderët e BE duhet të marrin në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve për të zgjedhur një president të ri të Komisionit Evropian, por nuk do të thotë që duhet të zgjedhin kandidatët që i propozojnë grupet në parlamentin Evropian.

Infographic translated in Albanian.
Infographic translated in Albanian.

Parlamenti Evropian megjithatë do të duhet të miratojë presidentin e ri dhe kjo mund të çojë në një periudhë të gjatë të përplasjeve midis ligjvënësve dhe udhëheqësve të BE-së.

Gjatë muajve të ardhshëm, BE-ja gjithashtu duhet të zgjedhë liderë të rinj për Këshillin e BE-së, parlamentin, Bankën Qendrore Evropiane dhe një shef-e të politikës së Jashtme.

Tradicionalisht, zgjedhjet për ato pozita gjithmonë janë të ndërlidhura dhe i nënshtrohen debatit midis grupeve politike.

Ndërkohë të martën në mbrëmje udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë rreth asaj se kush duhet të udhëheqë institucionet kyçe të bllokut të 28 shteteve për pesë vitet e ardhshme

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota