Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka marrë pjesë në ditën e dytë të fjalimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar liderët botërorë se nuk do të ndihen të sigurt, për aq kohë sa Rusia do të kryejë luftë “në qendër të Evropës”.
Zelenskiy i ka bërë këto komente gjatë adresimit të tij të parë në këtë organizatë ndërkombëtare, në kohën kur Moska vazhdon të përkrahë separatistët në lindje të Ukrainës, në konfliktin që ka lënë të vdekur më shumë se 13,000 persona dhe ka zhvendosur më shumë se 2 milionë të tjerë nga prilli i vitit 2014.
Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014, pavarësisht pse ky hap është dënuar nga shumë shtete.



