Zelanda e Re ka shtyrë me katër javë zgjedhjet e përgjitshme, që ishin planifikuar të mbaheshin muajin e ardhshëm,për shkak të një shpërthimi të ri të rasteve me koronavirus.
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se data e re e zgjedhjeve, 17 tetori, u jep partive mundësinë të planifikojnë më mirë fushatat e tyre bazuar në çdo kufizim që do të ndërmerret për shkak të COVID-19.
Kryeministrja Ardern ndodhej nën presionin në rritje të opozitës për të shtyrë zgjedhjet e shtatorit. Shumica e fushatave janë ndalur për shkak të rasteve të reja me koronavirusit në qytetin e Auckland-it, i cili ndodhet nën një izolim dy-javor. Zonja Ardern tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ishte një vendim i rëndësishëm. Ajo shtoi se në vend po kryhen testime në nivel të lartë, gjurmim i shpejtë i kontakteve krahas masave kufizuese.



