E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

YouTube heq videot e presidentit brazilian për koronavirusin

YouTube tha se i ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sepse ato përhapin dezinformata në lidhje me koronavirusin.

Gjiganti i teknologjisë tha se vendimi nuk bazohet në ideologji ose politikë, por në strategjinë e tij të përmbajtjes.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit.

Zyra e tij nuk e ka komentuar vendimin e YouTube, i cili prek 15 video, thanë mediat lokale.

Kanali i Bolsonaros përmban adresime javore dhe biseda me ministra për çështje të ndryshme – disa prej të cilave transmetohen drejtpërdrejt.

Kjo nuk është hera e parë që përmbajtja në internet e presidentit Bolsonaro hiqet nga platformat digjitale, për shkak të shkeljeve të politikave.

Vitin e kaluar, Twitter dhe Facebook kanë hequr videot e tij, ku thoshte se numrat e lartë të të infektuarve do ta bëjnë Brazilin imun ndaj koronavirusit.

Brazili ka përjetuar një ndër normat më të larta të infektimit dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 19 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 545,000 kanë vdekur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota