2020-a ka hyrë zyrtarisht në gjithë globin, duke i hapur rrugë një dekade të re plot shpresë. Bulevardi Champs Elisee, i shndërruar përgjatë 2019-s në arenë protestat kundër reformave ekonomike të presidentit Macron, mblodhi dhjetëra mijëra njerëz për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve mbi Harkun e Triumfit, të shoqëruar po ashtu edhe me video-projeksione me lazer.
Si çdo vit, mijëra banorë të Londrës panë nga afër shpërthimin e fishekzjarrëve në karuzelin ikonë “Syri i Londrës” që simbolizon nisjen e vitit të ri. Në Berlin, fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi portën e Brandenburgut, ku festimet u shoqëruan edhe me projeksione dritash shumëngjyrëshe.
Me festë e hare janë pritur sekondat e para të vitit të ri edhe në kryeqytete të tjera europiane. Hare edhe përtej oqeanit. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Times Square në Nju Jork.



