E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

VIDEOLAJM/ Ushtarëve mbretëror u bie të fiktë nga i nxehti përvëlues gjatë paradës në Britani, asnjë s’i ndihmon

BRITANI: Një situatë aspak e këndshme është regjistruar vetëm para pak minutash gjatë paradës që po mbahet në ditëlindjen e Mbretit Charles III.

Tre ushtarë të veshur me uniformat karakteristike të Anglisë, me xhaketat e kuqe dhe kapelet e larta prej leshi, u panë teksa rrëzoheshin dhe binin pa ndjenja në tokë përpara Princit të Uellsit, William, i cili po kontrollonte ecurinë e përgatitjeve të ceremonisë.

Ushtarët pjesëmarrës të paradës ushtarake që përgatitet për festimet e ditëlindjes së mbretit Charles janë sëmurë, disave madje u ka rënë të fikët, për shkak të vapës që goditi Londrën.

Video që po bën xhiron e rrjetit, tregon momentin kur një nga ushtarët që i binte trompetës bie pa ndjenja dhe mundohet të ngrihet përsëri duke vazhduar të lëshojë tinguj nga vegla muzikore në mënyrë që të mos ndalej muzika.

Princi William  përmes një postimi në Twitter, ka falenderuar ushtarin për qëndrimin e tij.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota