E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vendet baltike shkëputen nga rrjeti energjetik rus

Tre vendet baltike shkyçën sistemet e tyre të energjisë elektrike nga rrjeti energjetik i Rusisë të shtunën, thanë operatorët e rajonit, pjesë e një plani të krijuar për të integruar vendet me infrastrukturën e Bashkimit Evropian dhe për të rritur sigurinë.

Estonia, Letonia dhe Lituania u shkëputën nga rrjeti i përbashkët energjetik rus dhe do të sinkronizohen me rrjetin e BE-së të dielën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të flasë në një ceremoni të dielën për të shënuar kalimin në sistemin e BE-së, tha zyra e saj të premten.

“Ne kemi arritur qëllimin për të cilin u përpoqëm, për kaq shumë kohë. Tani jemi në kontroll”, tha në një konferencë për shtypin ministri lituanez i Energjisë Zygimantas Vaiciunas.

Menjëherë pas shkëputjes, punëtorët letonezë përdorën një vinç për të arritur kabllot e tensionit të lartë në Vilaka, 100 metra nga kufiri rus dhe i prenë ato.

“Ne nuk do ta përdorim më kurrë rrjetin energjetik rus. Ne po ecim përpara”, tha në Vilaka Ministri letonez i Energjisë, Kaspars Melnis.

Planet që vendet baltike të shkëputen nga rrjeti i energjetik i epokës sovjetike, të debatuara për dekada, morën vrull pas aneksimit të Krimesë nga Moska në 2014.

Rrjeti ishte lidhja përfundimtare e mbetur me Rusinë për të tre vendet, të cilat fituan pavarësinë në fillim të viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe u anëtarësuan në Bashkimin Evropian dhe NATO në 2004.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota