E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e re e Komisionit Europian

Ursula von der Leyen u konfirmua në postin e presidentes së Komisionit Europian të martën, duke u bërë e para grua që mban një nga pozicionet më prestigjioze në Bashkimin Evropian.

Parlamenti evropian e miratoi emërimin e zonjës der Leyen me 383 vota pro, 327 kundër dhe 22 abstenime.

Konfirmimi kërkonte një shumicë absolute prej 374 votash dhe Ministrja gjermane e Mbrojtjes, mori vetëm nëntë vota më shumë se numri i nevojshëm.

Ajo u prezantua si kandidate nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, si pjesë e një pakete emërimesh, megjithatë duhet të miratohej edhe nga Parlamenti Evropian.

Zonja der Leyen, ishte kandidate e minutës së fundit dhe shumë anëtarë të parlamentit ishin të zemëruar që asnjë nga kandidatët e tyre të preferuar nuk u zgjodh.

Para votimit, anëtarët e parlamentit të Bashkimit Evropian nuk kishin kundërshtuar aq shumë personalisht kandidaturën e zonjës der Leyen, sesa kishin shprehur pakënaqësinë që ishin anashkaliar në procesin e emërimit. Kandidatët e tyre për postin, që mendohet të jetë posti më i rëndësishëm, u hodhën të gjithë poshtë nga udhëheqësit e BE-së.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota