Bashkimi Evropian e ka mirëpritur sot referendumin e Zvicrës rreth refuzimit të kufizimit të imigracionit për banorët e BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, deklaroi se vota e zviceranëve sot e konfirmoi një nga shtyllat kryesore të marrëdhënies BE-Zvicër “lirinë e ndërsjellë të lëvizjes, qëndrimit dhe punës në Zvicër dhe BE”.
“Unë e mirëpres një rezultat të tillë dhe e shoh si një shenjë pozitive në mënyrë që ne të mund të forcojmë dhe thellojmë më tej lidhjet tona”



