Në Korenë e Veriut po urdhërohen prindërit që t’u vendosin fëmijëve emra patriotikë, përfshirë ‘bombë’ dhe ‘armë’. Atyre do t’i ndalohet përdorimi i emrave më të butë dhe më emocionues, raportojnë mediat e huaja.
Emrat e përshtatshëm përfshijnë Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri), Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit). Nëse nuk janë të tillë, mund të gjobiten.
Duke folur për RFA, një banor i cili kërkoi të mbetet anonim tha: “Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti.”



