E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Uragani “Majkëll” me “fuqi të përbindëshit” i afrohet Floridas

Uragani Majkëll është fuqizuar në kategorinë e dytë, pasi erërat kanë arritur në 155 kilometra katrorë, teksa ai i afrohet bregdetit të Floridas.

Uragani pritet të arrijë në kategorinë e tretë para se të dobësohet ditën e mërkurë.

Parashikuesit e motit kanë thënë se në disa rajone sasia e ujit nga shiu mund të arrijë deri në 30 centimetra.

Guvernatori, Rick Scott ka paralajmëruar banorët të largohen nga rrugët duke thënë se ky është “uragan me fuqi të përbindëshit”, transmeton REL.

Majkëll pritet të prekë zonën bregdetare lindore të SHBA-së para se të arrijë në Karolinë, territor i cili është dëmtuar nga Stuhia Florence muajin e kaluar.

Rreth 120,000 persona janë paralajmëruar që të evakuohen nga bregu i Floridas, pasi shkollat dhe zyrat shtetërore do të mbyllen këtë javë.

Shteti fqinj, Alabama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Stuhia Majkëll ka shkaktuar shkatërrim masiv në Amerikën Qendrore gjatë vikendit, pasi është raportuar për të paktën 13 persona të vdekur.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota