E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Udhëheqësit e BE-së mblidhen për Samitin e Fundvitit në Bruksel

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel të enjten për një samit ambicioz që përfshin zgjidhjen e një ngërçi në lidhje me buxhetin prej 2.1 trilionë dollarësh dhe një paketë ndihmash për lehtësimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, si dhe vendosjen e standardeve të reja për të luftuar ndryshimin e klimës.

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë gjithashtu vaksinat e COVID-19, rigjallërimin e marrëdhënieve me Uashingtonin dhe sanksionet ndaj Turqisë për shpimet në ujërat e kontestuara në lindje të Detit Mesdhe.

Mbështetja e të gjitha vendeve anëtare për buxhetin dhe planin e rimëkëmbjes është përparësia kryesore e samitit. Polonia dhe Hungaria bllokuan paketën financiare sepse qasja ndaj fondeve do të lidhet për herë të parë me respektimin e shtetit ligjor. Të dyja vendet janë objekt i hetimeve të BE-së për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe mediave dhe rrezikojnë të humbasin miliarda euro nga BE-ja.

Por Gjermania, e cila mban presidencën e rradhës të bllokut deri në fund të vitit, arriti një marrëveshje me të dyja vendet që do t’i lejojë të heqin veton.

Ndërsa hynte në samit, Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha gazetarëve se ajo dhe stafi i saj kishin punuar shumë për të gjetur një zgjidhje që u përgjigjet shqetësimeve të Hungarisë dhe Polonisë “duke ruajtur kushtëzimin dhe sundimin e ligjit siç e negociuam me Parlamentin Evropian”.

Një debat tjetër i ashpër midis vendeve anëtare të BE-së është një propozim për shkurtime më të shpejta të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë. Propozimi i ri bën thirrje për një ulje 55% deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e 1990-ës, në vend të objektivit aktualisht prej 40% për të cilin është rënë dakord. Polonia është mes vendeve të Evropës Lindore që kundërshton objektivat e reja.

Negociatat për Brexit-in janë gjithashtu në rendin e ditës për takimin dy-ditor.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota