E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s diskutojnë prioritetet e sigurisë për Evropën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mori pjesë të premten në një samit të Bashkimit Evropian për të diskutuar përparësitë e sigurisë dhe mbrojtjes për aleancën.

Zoti Stoltenberg iu bashkua Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në selinë e BE-së në Bruksel ku ata iu drejtuan liderëve të tjerë të BE-së nëpërmjet një videokonference.

Përpara takimit, në një konferencë për shtyp me zotin Michel, zoti Stoltenberg tha se trupat e NATO-s po bashkëpunojnë me strukturat civile për të luftuar pandeminë COVID-19, duke ndihmuar në ngritjen e spitaleve ushtarake në terren, transportimin e pacientëve dhe pajisjeve mjekësore, ndër përpjekjet e tjera. Ai tha se fokusi i tyre kryesor është të sigurohen që kriza shëndetësore të mos shndërrohet në krizë sigurie.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Por, tha zoti Stoltenberg, roli kryesor i aleancës është të veprojë si një lidhje midis Amerikës së Veriut dhe Evropës dhe ai mirëpriti mesazhin e fortë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në lidhje me angazhimin e tij për të rindërtuar aleancat me Evropën.

Zoti Michel ra dakort, duke thënë se ai është “plotësisht i bindur” se administrata e Presidentit Biden ofron një mundësi unike për të forcuar partneritetin mes NATO-s dhe BE-së.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të sigurisë, zonja Von der Leyen tha se bashkëpunimi me NATO-n ishte një përparësi kryesore, por, duke reflektuar pikëpamjet e anëtarëve të tjerë kryesorë të BE-së, tha se blloku, “si një i tërë, ka më shumë detyra për stabilizimin dhe sigurinë, sesa detyrat brenda NATO-s. Dhe për këtë, ne duhet të jemi të përgatitur”.

Vendet anëtare Gjermania dhe Franca kanë bërë presion për “autonomi strategjike” brenda bllokut, veçanërisht pas asaj që ata e quajtën qëndrimin e paqartë të ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj aleatëve tradicionalë evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ata thanë se besojnë se Evropa duhet të jetë në gjendje të qëndrojë e vetme.

Agjencia franceze e lajmeve raporton për një projekt konkluzionesh nga takimi i së premtes ku tregohet se udhëheqja e unionit do të riafirmojë se “përballë rritjes së paqëndrueshmërisë globale, BE-ja duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj”, por nuk priten njoftime konkrete të reja.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota