Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se ai dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni të nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë.
“Ne do të kemi një ceremoni të nënshkrimit. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, deklaroi Trump.
Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë.



