Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nënshkruar një urdhër për migrimin, i cili ua mohon kualifikimin për azil migrantëve që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme.
Administrata e Trumpit i zbuloi rregullat e reja të enjten, me qëllim pengimin e migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së.
“Ne kemi nevojë për njerëz në vendin tonë, por ata duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme dhe të kenë merita”, tha Trump të premten, pëpara se të nisej për në Paris.



