E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Trump: Bisedimet tregtare me Kinën, shumë produktive

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se bisedimet tregtare të një dite më parë me Kinën kanë qenë shumë produktive.

Trump shtoi se presidenti i Kinës, Xi Jinping ka ofruar mbështetjen para takimit të Trumpit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, që pritet të mbahet të ejten dhe të premten në Vietnam.

“Presidenti Xi i Kinës ka ofruar mbështetjen për takimin me Kim Jong-un. Gjëja e fundit që Kina dëshiron janë armët bërthamore te fqinjët“, tha presidenti Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa në produktet kineze në vlerë të milliarda dollarëve, me arsyetimin se Kina ka aplikuar “praktika të padrejta tregtare” ndaj SHBA-së.

Përveç tjerash, presidenti amerikan pati thënë se këto masa synojnë të ruajnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës në këtë shtet.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota