E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tjetër shtet heq vizat për shqiptarët nga data 10 korrik – Mund të qëndrojnë deri në 6 muaj

Qeveria e Armenisë po planifikon lëvizjen e lirë pa viza për shtetasit e Shqipërisë, Turkemnistanit, Libanit dhe Kanadasë duke nisur nga data 10 korrik 2018. Vendimi pritet të miratohet ditën e sotme gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

Kjo do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë dhe vendeve të lartpërmendura që të vizitojnë Armeninë pa patur nevojë të aplikojnë për vizë për një maksimum prej 180 ditësh brenda një viti.

Sipas qeverisë armene, kjo do të ndikojnë në rritjen e turizmit, njohjen  e ndërsjellë të vlerave historik-kulturore të vendeve si dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Ndërkohë, në maj të këtij viti Kina po ashtu njoftoi heqjen e vizave për turistët nga 59 shtete të botës, ku ndër to listohej edhe Shqipëria.

(G.D/SCAN)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota