E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Thellohet kriza në Libi, fuqitë botërore evakuojnë trupat

Fuqitë botërore kanë filluar evakuimin e trupave nga Libia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se ka ndryshuar vendqëndrimin e një kontingjenti të ushtrisë së SHBA-së, derisa India tha se ka evakuuar paqeruajtësit në Tunizi.

Forcat rebele nën Gen Khalifa Haftar kanë depërtuar nga lindja me synim që të pushtojnë kryeqytetin Tripoli.

Kryeministri i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka akuzuar Khalifa Haftarin për tentim grusht-shteti, duke theksuar se rebelëve do t’iu kundërpërgjigjen me forcë.

Libia është përballur me dhunë dhe jostabilitet politik që nga sundimi i Muammar Gaddafit, i cili u vra më 2011.

Gen Haftar kishte filluar ofensivën katër ditë më parë duke bërë që grupe ndërkombëtarë të reagojnë për të përmirësuar situatën e sigurisë.

Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se për shkak të tensionimit të situatës ka lëvizur trupat nga vendi, duke mos dhënë detaje.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota