Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë e të Brendshme (LIBE) të enjten në Bruksel votoi me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime pro liberalizimit të vizave me qytetarët e Kosovës.
Të enjten (30.08) u mor një vendim i rëndësishëm për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. LIBE, Komiteti i Parlamentit Europian për Çështjet e Lirive Civile, Drejtësisë dhe të Brendshme votoi sot pro kësaj çështje pas diskutimeve të një dite më parë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar menjëherë. Në statusin e tij në Facebook ai shkroi se “Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave. Ky është një lajm i merituar për qytetarët dhe një hap drejt vendimit final nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.
Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe ne presim që brenda këtij viti qytetarët tanë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen.
“Do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator”



