E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Talebanët urdhërojnë drejtueset e lajmeve të mbulojnë fytyrën

Në Afganistan, Talebanët filluan të dielën të zbatojnë një urdhër sipas së cilit të gjitha prezantueset e lajmeve duhet të mbulojnë fytyrën gjatë transmetimit.

Urdhri është në vazhdën e masave të vijës së ashpër që është dënuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Të dielën, shumica e drejtueseve të lajmeve femra u shfaqën me fytyra të mbuluara pasi qeveria Talebane filloi të zbatonte dekretin.

Ministria e Informacionit dhe Kulturës kishte njoftuar më parë se vendimi ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.

Një drejtuese lajmesh në televizionin TOLOnews tha se mbulimi i fytyrës është një kulturë e imponuar.

Pasi rimorën pushtetin në gush të vitit të kaluar, Talebanët u dukën se do t’i moderonin qëndrimet e tyre ndaj grave krahasuar me kohën kur ishin në pushtet në vitet 1996-2001.

Por javët e fundit, ata i janë rikthyer vijës së ashpër, duke konfirmuar shqetësimet e aktivistëve të të drejtave dhe duke komplikuar më tej marrëdhëniet e Talebanëve me komunitetin ndërkombëtar.

Në fillim të këtij muaji, talebanët urdhëruan të gjitha gratë në publik të mbulohen nga koka te këmbët, duke lënë t’u duken vetëm sytë.

Dekreti thoshte se gratë duhet të largohen nga shtëpia vetëm kur është e nevojshme dhe se të afërmit meshkuj do të dënohen nëse grate shkelin kodin e veshjes së grave.

Udhëheqja talebane ka ndaluar gjithashtu vajzat që të ndjekin shkollën pas klasës së gjashtë, duke kthyer mbrapsht premtimet e mëparshme të zyrtarëve talebanë se vajzave të të gjitha moshave do t’u lejohej arsimimi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota