E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Takime sekrete mes SHBA dhe talebanëve

Shtetet e Bashkuaratë Amerikës duket se po ndryshojnë kursin në politikën për Afganistanin. Ata po kërkojnë bisedime direkte me talebanët radikal-islamikë.

Një takim mes të dërguarve të qeverisë amerikane dhe talebanëve në Afganistan duket se ka përfunduar me “sinjale shumë pozitive”, raportoi Reuters. Më parë kishin raportuar “Wall Street Journal” dhe “New York Times” duke iu referuar burimeve të talebanëve, se para rreth një jave, disa përfaqësues të islamistëve me të dërguarin amerikane për Azinë Jugore, Alice Wells dhe diplomatë të tjerë ishin takuar në Katar. Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i hodhi poshtë njoftimet.

Diplomatja amerikane, Alice Wells takoi në 3 korrik 2018 kreun e ushtrisë pakistaneze, Qamar Zhaved Bajva për të diskutuar mbi arritjen e paqes në Afganistan

Islamistët nuk duan të flasin me Kabulin

Që para dy javësh, “New York Times” kishte raportuar se administrata e Donald Trumpit kishte udhëzuar diplomatët kryesorë për të kërkuar bisedime direkte me talebanët për t’i dhënë fund luftës në Afganistan. Deri më tani, Uashingtoni kishte  theksuar se talebanët duhet të negocionin me qeverinë në Kabul. Një proces paqeje duhet të zhvillohet nën drejtimin afgan. Islamistët e refuzojnë dialogun me qeverinë afgane si një qeveri marionetë.

Në qershor talebanët dhe qeveria e Kabulit arritën të mbanin një paqe treditore. Luftëtarë talebanë të paarmatosur dhe ushtarë shiheshin bashkë në rrugët e Kabulit dhe qytete të tjera. Një armëpushim i ri parashikohet më 22 gusht. (D.W.)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota