E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Takim Trump-Juncker mes shqetësimeve për luftë tregtare

Pritet që tarifat të jenë në krye të axhendës së takimit të sotëm mes Presidentit Trump dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Zoti Juncker vjen në Uashington me shpresën që Bashkimi Evropian do të shmangë një luftë të gjerë tregtare duke bindur Presidentin Trump të anulojë tarifat ndëshkimore ndaj makinave evropiane. Këto tarifa do të dëmtonin Gjermaninë që ka një sektor të fuqishëm për prodhimin e automjeteve dhe do t’u shtoheshin tarifave të rënda që ka vendosur administrata amerikane mbi importet e çelikut dhe aluminit.Por në prag të takimit, Presidenti Trump dukej pesimist për gjasat e një marrëveshjeje. Në një postim në Twitter mbrëmë vonë, Presidenti tha se si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian duhet të jeqin të gjitha pengesat tregtare dhe subvencionet.

“Më në fund ky do të quhej Treg i Lirë dhe Tregti e Lirë,” shkruante presidenti.

Më herët dje, zoti Trump u shpreh “Tarifat janë gjëja më e mirë!” dhe u kanos të miratonte masa të tjera ndëshkimore ndaj partnerëve tregtare të SHBA. “Një vend që ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë jo të drejtë, ose ulet në negociata për një marrëveshje të drejtë tregtare, ose do të goditet me tarifa”.

Presidenti amerikan përsëriti komentin e tij se bota e përdor Amerikën si bankën e vet dhe të gjithë përpiqen ta zhvasin.

Komisioni Evropian është kundërpërgjigjur me tarifa, por ka gjasa që masat e reja ndëshkimore mbi tregtinë e makinave të rezultojnë në tarifa të reja në të ardhmen.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha dje se Evropa nuk do të epet para kërcënimeve të zotit Trump.

“Evropa nuk pranon të kërcënohet nga Presidenti Trump. Nëse tërhiqemi një herë, ka të ngjarë që këtë sjellje ta shohim edhe në të ardhmen,” tha zoti Maas.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan u shpreh dje në koferencë për shtyp se nuk mendon që tarifat janë zgjidhja e duhur. Ai u shpreh se beson që presidenti po kërkon një zgjidhje më të mirë për amerikanët, por shtoi se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me vende aleate për të ulur pengesat tregtare dhe kufizimet mbi shkëmbimet tregtare mes tyre.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota