E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tajlandë, kurorëzohet Mbreti i ri

Tajlanda ka një monark të ri, Mbretin Maha Vajiralongkorn i cili u kurorëzua sot.

Mbreti 66-vjeçar erdhi zyrtarisht në fron sot, në ditën e parë të ceremonive që do të zgjesin deri të hënën dhe pritet të kushtojnë 30 milionë dollarë. Të gjitha aktivitetet po transmetohen nga televizioni.

Për shumë tajlandezë kjo është hera e parë që shohin procesin e kurorëzimit të një monarku, pasi babai i mbretit të ri, i cili erdhi në fron në 1950 u kurorëzua në ceremoni private.

Mbreti Vajiralongkorn e trashëgoi fronin nga i ati që në vitin 2016 kur vdiq mbreti i mëparshëm, por deri tani sundimi i tij nuk ishte zyrtarizuar.

Tajlanda është monarki kishtetuese dhe mbreti gëzon pushtet të kufizuar, por për shumë tajlandezë familja mbretërore ka një fuqi thuajse hyjnore. Ligjet që janë në fuqi ndëshkojnë çdo akt ofeze ndaj familjes mbretërore.

Të mërkurën mbreti shpalli martesën me gruan e katërt, e cila shërbente si roje e tij personale dhe më parë ka qenë stjuardesë. Ai e shpallë atë Mbretëresha Suthida.

Mbreti ka shtatë fëmijë nga tre martesat e mëparshme.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota