E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Stuhia dimërore përfshin Nju Jork-un, anulohen qindra fluturime

Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka anuluar qindra fluturime në Nju Jork dhe në të gjithë verilindjen e Shteteve të Bashkuara.

Sipas FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror në hapësirën ajrore të SHBA-së, 1,659 fluturime u anuluan në të gjithë vendin të premten – pothuajse 10 herë më shumë se një ditë më parë.

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur. Sipas raportimeve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të borës në qytet në tre vjetët e fundit.

”FlightAware” raportoi se tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut – John F. Kennedy International, LaGuardia dhe Newark Liberty International në Nju Xhersin fqinj – ishin ndër më të goditurat, me një total prej 886 fluturimesh të anuluara që nga e premtja.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota