Stuhi të forta po përshkojnë jugun e Shteteve të Bashkuara, të shoqëruara me tornado që kanë lënë pas viktima e dëme materiale.
Autoritetet në qytetin Franklin, në pjesën qendrore të Teksasit njoftojnë për dëme materiale në komunitetet e zonës të goditura nga tre tornado me shpejtësi ere prej 225 km/orë.
Ekipet e ndihmave kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët dhe për të analizuar dëmet. Dy banorë janë lënduar në këtë qytet dhe po marrin mjekim në spital.



