Së paku 12.000 studentë janë mbledhur sot gjatë protestave në Bruksel, duke kërkuar nga autoritetet një luftë më aktive kundër ndryshimeve klimatike.
Protestat i organizuan shumë organizata joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa studentët u mblodhën para Stacionit qendror hekurudhor në Bruksel.
Protestuesit në rrugët kryesore të Brukselit marshuan deri te selia e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, ndërsa organizatorët pohojnë se në marshin e gjatë pesë kilometërsh morën pjesë së paku 12.000 studentë.































