E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studentët fitojnë betejën në Kolumbi, akordohen 1.42 miliardë dollarë për arsimin e lartë

Studentët fitojnë betejën në Kolumbi, akordohen 1.42 miliardë dollarë për arsimin e lartë

Grupet e studentëve nuk kanë hequr dorë nga greva, duke thënë së pari se do të diskutojnë marrëveshjen me anëtarët e tyre.

Kolumbia do të shpenzojë një shtesë prej 4.5 trilionë Pesos ose 1.42 miliardë dollarësh, në arsimin e lartë publik, gjatë mandatit katërvjeçar të presidentit Ivan Duque, vendim ky që erdhi si pasojë e një greve të studentëve, që protestojnë për mungesën e kushteve, prej rreth 10 javësh.

Protestuesit, studentë nga 32 universitete publike janë ndeshur vazhdimisht me policinë gjatë marshimeve mbarëkombëtare, duke rëdnuar e bllokuar trafikun dhe transportin publik në qytete anembanë vendit.

Duque mori detyrën në gusht duke u zotuar për të përmirësuar arsimin e lartë, por qeveria ka thënë se ajo përballet me një mungesë të programeve sociale dhe financimit në buxhetin e vitit të ardhshëm.

“Kjo marrëveshje nuk kërkon vetëm forcimin e sistemit arsimor publik, por forcimin e burimeve, pasi universitetet publike do të kenë më shumë se 4.5 trilionë Pesos gjatë këtyre katër viteve”, tha Duque.

Grupet e studentëve nuk kanë hequr dorë nga greva, duke thënë së pari se do të diskutojnë marrëveshjen me anëtarët e tyre. Zyrtarët e universiteteve publike llogarisin se sistemi ka një deficit të akumuluar prej 5.7 miliardë dollarësh midis shpenzimeve operative dhe investimeve.

Shpenzimet e arsimit zënë 16 përqind, ose rreth 13 miliard dollarë, nga buxheti i përgjithshëm kombëtar për 2019.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota