E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Steve Bannon tek djathtistët e BE si kundërpeshë për Sorosin

Udhërrëfyesi i djathtistëve dhe ish-këshilltari i presidentit, Donald Trump, Steve Bannon do të krijojë një lëvizje të re të djathtë në Europë si kundërpeshë ndaj miliarderit George Soros që mbështet grupet liberale.

Steve Bannon, sipas një raportimi të portalit amerikan të lajmeve, “The Daily Beast”, do të krijojë një lëvizje të re me emrin „The Movement” e me këtë të shkaktojë një revoltë të re populiste të djathtë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian në pranverën e vitit 2019. Sipas njoftimit, 64 vjeçari, pas zgjedhjeve në SHBA në nëntor do të kalojë gjysmën e kohës në Europë. Bannon synon të krijojë një „supergrup populist të djathtë” në Parlamentin Europian, të cilit do t’i përkasin deri një e treta e deputetëve.

Në mars Steve Bannon u takua me populisten e djathtë franceze, Marine Le Pen në konferencën e partisë së saj “Rassemblement National”

Trazim i procesit parlamentar

Një grupim i tillë i fuqishëm do të mund të trazonte seriozisht procesin parlamentar dhe Bannon mund t’i japë një ndikim të madh brenda lëvizjes populiste, thuhet në raportimin e „Daily Beast”. Qëllimi është mbështetja e grupeve populiste, që shpesh operojnë pa struktura profesionale politike dhe buxhete. Për këtë do të ofrohet mbështetje në institute studimore për mbledhjen e të dhënave, sondazhet etj. Bannon kërkon të jetë një kundërpeshë për investitorin amerikan, George Soros, fondacionet e të cilit „Open Society Foundation” mbështesin grupet liberale veçanërisht në Europën Lindore dhe Qendrore. Presidenti Trump pas fitores në zgjedhjet presidenciale e vendosi Bannon si kryestrateg e kryekëshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Për shkak të diferencave në qëndrime, rrugët e Trump dhe Bannon u ndanë në gusht të vitit të kaluar. (D.W.)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota