Presidenti gjerman, Steinmeier reagoi pas atentatit në Nicë. Në intervistë ekskluzive për DW, ai tha, se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës me motive islamiste, por edhe të ruajmë shoqërinë tonë të hapur.
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës brutale dhe motiveve islamiste të saj. Sfida tjetër tha ai është ruajtja e shoqërive tona demokratike të hapura. “Natyrisht mendimet tona janë në radhë të parë tek të afërmit. Atyre u drejtohen të gjitha ngushëllimet tona, por besoj, se tani momenti është t’i dalim ballë një akti të tillë të dhunës brutale dhe motiveve islamiste pas saj. Para së gjithash ne në shoqëritë tona, në shoqëritë tona demokratike nuk duhet të futemi në një kurs, që e kthen urrejtjen dhe përjashtimin në bazë të veprimit shtetëror. Pranueshmëria, respekti për njëri-tjetrin bën pjesë po ashtu në shoqëritë tona. Njëra sfidë është të përballemi me akte të tilla të dhunës brutale, të motiveve islamiste, të përpiqemi të ruajmë shoqëritë tona të hapura është sfida tjetër.
Atentatori i Nicës, 21 vjeçari tunizian që vrau tre vetë me thikë në qytetin francez, Nisë ishte i panjohur për autoritetet. Prokurori francez i ngarkuar për terrorizmin, Jean-Francois Ricard kritikoi median: Shtypi publikoi identitetin e terroristit që mbasditen e së enjtes, atentatorit që bëhet përgjegjës për vrasjet në kishë, të dy grave dhe një punonjësi të kishës në bazilikën Notre Dame në Nisë. Identifikimi i parakohshëm vështirëson punën e policisë, që kërkon bashkëpunëtorë të autorit dhe do të zbardhë rastin, u shpreh Ricard u zemëruar.

Vrasësi erdhi si refugjat
I dyshuari për vrasjen, Brahim A, ndodhet i plagosur rëndë në spital. Policia tuniziane ka hapur hetimet ndaj familjes së Brahim A. që jeton në Sfax, një zonë 130 km nga ishulli Lampeduza. A. nuk është i njohur për autoritetet e antiterrorit si në Francë edhe në Tunizi.




