E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Spanja paralajmëron krizë ekonomike në BE, kërkon masa mbrojtëse

Banka e Spanjës u bëri thirrje vendeve të Eurozonës të ngrisin një skemë të sigurimit të depozitave për të krijuar një fond stabilizimi, përderisa paralajmëroi rreziqet për ekonominë e bllokut, siç është, pasiguria e procesit të Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja).

Europa ballafaqohet me rreziqe të mëdha për shkak të planeve të Britanisë për të lënë BE-në, borxhet e larta kombëtare, plakjen e popullsisë dhe produktivitetin e ulët, tha Banka e Spanjës.

Skema Evropiane e Sigurimit të Depozitave (EDIS) është pjesa që mungon në planin për një union bankar të plotë të eurozonës, i cili synon që sektori financiar të jetë më fleksibil ndaj goditjeve financiare.

“Është e nevojshme të kompletohet (rishikimi) i Bashkimit Ekonomik dhe Monetar për të shmangur që monedha e përbashkët të jetë ende e ekspozuar ndaj tensioneve në rast të trazirave të nivelit të lartë”, tha të martën Guvernatori i Bankës së Spanjës, Pablo Hernandez de Cos.

Gjermania, Holanda dhe vendet e tjera veriore kanë frikë se marrëveshja EDIS do të nënkuptonte se ato mund të ngarkoheshin me ripagimin e depozitave në vende si Italia, Greqia apo Portugalia, ku bankat janë të pambrojtura , shpesh si një trashëgimi e krizës së borxhit të viteve 2010-2015.

Bashkimi bankar duhet të përfundojë përpara se zona euro të përballet me një recesion tjetër apo krizë financiare, i tha agjencisë Reuters, një burim në Bankën e Spanjës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota