E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Spanja ndalon turistët për një periudhë 3- vjeçare

Spanja po godet mbiturizmin – dhe këtë vit vizitorët në disa nga destinacionet më të njohura të vendit, do të përballen me kufizime të reja.

Malaga – kryeqyteti i Costa del Sol – është një nga destinacionet e preferuara të pushuesve europianë. Por Europa ka parë një rritje të protestave kundër turizmit kohët e fundit – dhe vendet e njohura të pushimeve kanë nxjerrë rregulla të reja për të trajtuar ndikimin e mbiturizmit.

Qyteti Malaga sapo ka nisur kufizimet e reja, duke vendosur një kufi për apartamentet me qira për pushime. Dhe nuk është vetëm Malaga – pasi Alicante dhe Madridi vendosën rregulla të ngjashme vitin e kaluar dhe vende si Barcelona dhe Sevilja pritet të ndjekin shembullin, me banorët e pakënaqur, që thonë se bumi i turizmit po i largon ata nga tregu i banesave.

Malaga ka ndaluar regjistrimin e pronave me qira për pushime në 43 rrethe. Nisma është referuar gjerësisht si një “ndalim turistik” – por në fakt është krijuar për të synuar ata që kërkojnë të japin prona me qira, në krahasim me ata që kërkojnë të marrin me qira.

Masa është një përpjekje nga Këshilli Bashkiak i Malagës dhe Costa del Sol për të ndalur menjëherë numrin në rritje të pronave me qira në qytet. Aty pronat me qira përbëjnë më shumë se 8% të blloqeve të banimit në një rreth të caktuar.

Ndalimi i qytetit të Malagës gjithashtu pritet të zgjatet përtej afatit të tij fillestar tre-vjeçar.

Por njerëzit ende mund të rezervojnë Airbnb dhe hotele në Malaga dhe të 43 rrethet e saj të prekura. Kjo përfshin tashmë 13,000 pronat me qira për pushime të regjistruara zyrtarisht nga qyteti i Malagas.

Megjithatë, banesat turistike të regjistruara që nga 22 shkurti, që nuk kanë akses të pavarur dhe burime të ndara nga pjesa për banimit të ndërtesave do t’u anulohet licenca. / Corkbeo

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota