E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sonte finalja e Europa League, përballja mes Marseille – Atletico Madrid

Mbrëmjen e sotme në Lyon do të luhet finalja e Europa League, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në kontinentin e vjetër.

Atletico e Madridit dhe Marseille janë dy skuadrat që kanë arritur deri në finalen e madhe dhe do të përballen me njëra-tjetrën, me synimin për të ngritur lart këtë trofe.

Për madrilenët nuk është hera e parë që triumfojnë në këtë kompeticion, ndërsa hera e fundit është në vitin 2012, në të parin sezon me Simeonen në krye.

Pikërisht ky triumf i hapi rrugë skuadrës spanjolle, për të arritur në nivele mjaft të larta në sezonet në vijim, ku arriti dy herë në finalen e Championsit, si dhe fitoi La Ligën e Kupën e Mbretit, duke rivalizuar Realin e Barcelonën.

Nga ana tjetër Marseille nuk po kalon një moment fort të mirë në Francë dhe synon triumfin në Europa League për të mos çuar dëm sezonin, por edhe për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Championsit.

Gjithashtu skuadra e Rudi Garcias kërkon të thyejë edhe një tabu, pasi asnjë ekip francez nuk ka arritur të triumfojë në këtë kompeticion dhe këtë herë në Lyon shikohet si mundësia ideale për të pasur herën e parë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota