E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Situatë APOKALIPTIKE në Itali, Siçilia ‘digjet’ nga zjarret, Milano ‘paralizohet’ nga stuhitë, 1 viktimë! Breshëri dëmton avionin

ITALI– Situatë alarmante nga moti i keq në Itali. Ndërkohë që Siçilia është përfshirë nga temperatura “përvëluese” dhe po “digjet” nga zjarret, Milano nga ana tjetër është përfshirë nga mot i keq, me rrebeshi shiu, breshëri dhe ere që ka dëmtuar banesa, biznese madje dhe një avion, i cili u detyrua të bëjë ulje emergjence pasi breshëri dëmtoi pjesën e përparme të tij. Ndërkohë një 16-vjeçare ndërroi jetë në Milano pasi një stuhi ere rrëzoi një pemë. Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.

Stuhia, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe rrëshqitje të papritura ere, të ngjashme me shpërthime, preku gjithashtu një pjesë të madhe të Brianza-s dhe zonën veriore të Lombardisë dhe arriti kulmin e saj rreth orës 4 të mëngjesit.  Parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja.

Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës. P

ër shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota