ATSH-ANSA/ – Më pak se një e pesta e votuesve në Britaninë e Madhe besojnë se Brexit ka qenë një sukses shtatë vjet pas referendumit të vitit 2016, sipas një sondazhi të ri.
Anketimi u bë online me 4 005 persona të rritur dhe rezultatet treguan se 18% e votuesve votuan se Brexit ishte veprimi i duhur.
Rezultatet treguan se 30% besonin se Brexit “nuk ishte as e mirë as e keq”, ndërsa 29% e mbështetësve besonin se Brexit kishte një ndikim negativ ekonomik në Britaninë e Madhe.



