Gjermania është një ndër vendet ku së fundi është shtuar numri i banorëve. Vetëm në vitin 2018 është shtuar numri i banorëve për 400.000.
Zyra e Statistikave në Wiesbaden bën të ditur se në Gjermani gjatë vitit 2018 kanë ardhur 1.185.000 persona me shtetwsi të huaj nga vendet tjera, që është një plus prej 416.000, krahasuar me një vit më parë. Në kohën e lëvizjeve të shtuara të njerëzve, Gjermania ka shënuar bilanc pozitiv vjetor prej vitit 2010 deri më sot. Numri më i madh i personave të ardhur në Gjermani është shënuar në kohën e ardhjes masive të refugjatëve, në vitin 2015, me rreth 1,5 milionë. Më pas ka rënë numri i të ardhurve në këtë vend, bën të ditur një zëdhënës i Zyrës, për agjencinë katolike të lajmeve KNA.
Ndërkohë nga Gjermania janë larguar sipas të dhënave statistikore rreth 262.000 shtetas gjermanë. Por nga Gjermania janë larguar gjatë vitit të kaluar edhe rreth 924.000 persona me shtetësi të huaj.



