E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shtetet e Bashkuara sanksione për koreanoveriorët e punësuar jashtë vendit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj dy entiteteve në Korenë e Veriut që mundësojnë eksportimin e krahut të punës, duke shkelur kështu sanksionet e OKB-së.

Një deklaratë e qarkulluar të martën nga Departamenti amerikan i Thesarit identifikon dy entitetet me emrat: Korea Namgang Trading Corp (NTC), si dhe Beijing Sukbakso.

Sipas një rezolute të OKB-së të vitit 2017, të gjitha vendeve u ishte dhënë kohë deri në 22 dhjetor 2019 për të kthyer mbrapsht të gjithë punëtorët nga Koreja e Veriut.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar shpesh Korenë e Veriut se dërgon shtetasit e saj në vende të tjera për punë të detyruar, si një mënyrë për të mbështetur ekonominë e saj, ndërkohë që shumica e të ardhurave të punëtorëve shkojnë direkt në buxhetin e qeverisë. Vendi gjithashtu njihet për shkelje të praktikave ndërkombëtare të punës kur dërgon punëtorët jashtë, duke i vendosur ata nën kushte të ashpra pune.

“Eksportimi i punëtorëve koreanoveriorë rrit të ardhurat e paligjshme për qeverinë e Koresë së Veriut, në shkelje të sanksioneve të OKB-së”, tha Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota