E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash, linjash furnizimi dhe magazina ushtarake përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë, thanë të shtunën zyrtarët e Estonisë.

Tri vendet baltike fillimisht njoftuan planin për një “Linjë të Mbrojtjes Baltike” në janar.

Në maj, Polonia njoftoi një projekt të ngjashëm të quajtur “Mburoja Lindore” me qëllim për t’i forcuar kufijtë e saj me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë.

“Nevoja për një linjë të mbrojtjes (baltike) buron nga situata e sigurisë dhe mbështet konceptin e ri të mbrojtjes të NATO-s”, tha në një deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke shtuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme t’ bashkërëndojmë aktivitetet tona me Poloninë”.

“Në të njëjtën kohë, e forcon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen ushtarake të kufijve të tij, prandaj ne mendojmë se edhe BE-ja mund ta mbështesë financiarisht këtë projekt”, tha ai.

Ministrat e mbrojtjes së katër vendeve evropiane të vendosura në krahun lindor të NATO-s u takuan të premten në qytetin juglindor të Letonisë, Daugavpils, për të diskutuar financimin e projektit.

Ata nuk shpjeguan se sa shumë ndihmë financiare do t’i kërkonin Brukselit për këtë projekt, por theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se krijimi i pengesave fizike në një terren të hapur pa mburojë mbrojtëse natyrore, është parësore edhe në luftën e përparuar teknologjike”.

Ministrat thanë se kërcënimet e jashtme në kufirin baltiko-polak po rriten, prandaj ngritja e fortifikatave përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë “mbetet prioritet i lartë duke kontribuuar në premtimin tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit (të NATO-s)”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota