E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shtetet amerikane ndërmarrin masa më të forta kundër ndryshimeve klimatike

Këtë javë Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit shfuqizoi rregulloret ambicioze të administratës së ish Presidentit Obama që kishin për qëllim pakësimin e çlirimit të gazeve që shkaktojnë ngrohjen e planetit. Administrata Trump thotë se ky vendim do të rezultojë në ajër më të pastër dhe energji me kosto më të ulët. Por kritikët thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të ulin më tej çlirimin e gazeve e jo ta shtojnë atë, dhe disa shtete amerikane po bëjnë pikërisht këtë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enoch sjell hollësitë.

Protesta si kjo në Britani pasqyrojnë një shumicë në rritje të njerëzve që e shohin ndryshimin e klimës si një kërcënim të menjëhershëm dhe ekzistencial.

Por në Uashington këtë javë, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit nënshkroi një rregullore të re që shfuqizon masat e vendosura nga administrata e presidentit Obama për të ulur çlirimin e gazeve të efektit serrë në Shtetet e Bashkuara.

Ajo quhet Rregullorja për Energji të Lirë dhe të Pastër ose ACE.

“Kur rregullorja e re të zbatohet plotësisht, ne presim që sektori i energjisë amerikane të pakësojë çlirimin e dioksidit të karbonit deri në 35 për qind nën nivelin e vitit 2005. Gjithashtu ne presim që rregullorja e re do të reduktojë çlirimin e dioksidit të squfurit, oksidet e azotit dhe ato të grimcave”, thotë Andrew Wheeler, Administrator Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ulin nivelet e çlirimit të gazeve deri me 74 për qind për të shmangur efektet potencialisht katastrofike të ndryshimeve klimatike që do të ndodhte nëse temperatura mesatare e Tokës rritet me mbi 2 gradë Celsius.

“Po shohim stuhi më të shpeshta dhe më të rënda, përmbytje dhe më shumë zjarre. Sezoni i zjarreve, që dikur ishte shumë më i shkurtër, tani

është duke u bërë gjithnjë e më i gjatë”, thotë Josh Sawislak nga Qendra për Zgjidhje të çështjeve të Klimës dhe Energjisë.

Ky mot ekstrem i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara mbi 350 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të fundit, sipas zyrës amerikane të menaxhimit dhe buxhetit.

Eksperti i klimës Josh Sawislak thotë se problemi do të rëndohet.

“Nuk mendoj se qeveria amerikane është e përgatitur për përballimin e katastrofave që kemi tani. Sigurisht që nuk jemi të përgatitur për stuhitë e të ardhmes, sepse ne jemi shumë mbrapa në këtë aspekt”.

Shtetet amerikane si Kalifornia dhe Nju Jorku po miratojnë ligje shumë më të forta për mbrojtjen e mjedisit.

Në shtator, guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ka për qëllim ta neutralizojë çlirimin e karbonit në këtë shtet deri në vitin 2045.

Nju Jorku ka disa sfida klimatike mjaft të veçanta.

“Në qytetin e Nju Jorkut, rreth 70 për qind e çlirimit të gazeve vjen nga ndërtesat, që është një nivel shumë më i lartë se në qytetet e tjera dhe se mesatarja në Shtetet e Bashkuara. Në qytetet e tjere ka një nivel pothuaj të barabartë të çlirimit të gazeve mes ndërtesave dhe transportit”, thotë Nilda Mesa nga Universiteti i Kolumbias.

Megjithatë, administrata e Presidentit Trump, është tërhequr nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe e ka quajtur ndryshimin e klimës një mashtrim. Shumica e ambientalistëve thonë se ndryshimi i klimës është një fakt shkencor.

“Ndryshimi i klimës nuk është një çështje që duhet ta debatojmë. Kjo mund të matet. Ne e dimë se klima po ndryshon”.

Për shkak të mosmarrëveshjeve me Shtëpinë e Bardhë, gjithnjë e më shumë shtete dhe biznese po ndërmarrin hapa për të luftuar vetë ndryshimet klimatike.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota