E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shefja për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet për sulmin në Zelandën e Re: “Një kujtesë e tmerrshme që racizmi vret”

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, tha se ekziston një lidhje midis politikave populiste dhe sulmeve raciste.

Ajo i bëri komentet në një seancë të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, në Gjenevë, në ditën kur një sulm anti-mysliman në Zelandë të Re la të vrarë 49 vetë.

Debati kushtuar “rritjes së populizmit nacionalist dhe ideologjive ekstremiste supremaciste” ishte planifikuar shumë kohë përpara sulmit në qytetin Kristçërç.

“Sulmi vrasës islamofobik dhe terrorist, vetëm disa orë më parë, në dy xhami në Zelandën e Re është një tjetër kujtesë e tmerrshme që racizmi vret”, tha Bachelet pasi diplomatët nga 47 vende anëtare të Këshillit mbajtën një minutë heshtje për viktimat.

Bachelet u bëri thirrje shteteve që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes, të nisin fushata edukimi për të drejtat e njeriut dhe të rrisin vetëdijen për diversitetin në shoqëri.

“Ju mund të brengoseni për vedin tuaj dhe në të njëjtën kohë edhe për botën”, tha ajo.

Nga të shtënat në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re u vranë 49 vetë dhe u plagosën rëndë 20 të tjerë.

Policia atje konfirmoi se një burrë u akuzua për vrasje dhe se ai do të paraqitet para gjykatës mëngjesin e së shtunës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota