E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shefi i Pentagonit viziton rajonin Azi-Paqësor, mes tensioneve me Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Pat Shanahan po viziton këtë javë rajonin Azi-Paqësor, një udhëtim që vjen ndërsa tensionet me Iranin janë në rritje. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carla Babb që është pjesë e këtij udhëtimi, një rivalitet krejt ndryshe radhitet ndër shqetësimet e zotit Shanahan.

Një kërcënim në rritje vjen nga Lindja e Mesme… ndërsa Koreja e Veriut po teston raketa të reja. Por, Sekretari i Mbrojtjes në detyrë thotë se Kina vazhdon të jetë shqetësimi i tij kryesor.

“Përparësia ime kryesore është zbatimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. Kina është përparësi në këtë strategji”, tha zoti Shanahan.

Turi i tij në rajonin Azi-Paqësor përfshin ndalesa në Hawaii dhe Indonezi, përpara se të marrë pjesë në Singapor në forumin vjetor Shangri-La për mbrojtjen, ku ai pritet të takohet me ministrin e mbrojtjes së Kinës.

Të dyja vendet janë angazhuar në një luftë tregtare, ndërkohë që forcat e tyre ushtarake përpiqen për ndikim në rajon.

“Termi konkurues pothuajse i barabartë përdoret për Kinën. Mendoj se ky term po vjetërohet. Në shumë fusha, Kina ka tashmë kapacitete si tonat, ose më të mira”, thotë Bradley Bowman, i Fondacionit për Mbrotjen e Demokracive.

Edhe fuqia ushtarake e Kinës po rritet.

“Zhvillimi kryesor është se tashmë Kina ka një buxhet të madh ushtarak, teknologji të lartë në veçanti në fushën e elektronikës dhe robotikës, ndoshta edhe për disa lloje raketash. Kina mund të jetë tani tepër konkuruese, sidomos në Paqësorin perëndimor”, thotë Michael O’Hanlon, i Institutit “Brookings”.

Udhëtimi i zotit Shanahan pason vendimet më të fundit për të përforcuar mbrojtjen amerikane në Lindjen e Mesme, në mbrojtje të forcave amerikane nga sulme të mundshme të Iranit.

Zoti O’Hanlon thotë se ky është një sinjal që Shtetet e Bashkuara nuk janë të fokusuara vetëm tek Kina dhe Rusia.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë shqetësohen se vendimi për të dërguar forca ushtarake e angazhon më shumë SHBA-në në Lindjen e Mesme, vetëm pak muaj pasi nga rajoni u tërhoqën një numër forcash ushtarake.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota