Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare të SHBA-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024. (https://www.whitehouse.gov/briefing-room/presidential-actions/2023/06/20/notice-on-the-continuation-of-the-national-emergency-with-respect-to-the-western-balkans-3/)
Për herë të parë, emergjenca ishte shpallur me urdhër ekzekutiv 26 qershorin e vitit 2001, e është ripërtërirë pas kësaj duke mbërritur deri tek shtyrja e fundit. Shkak i vendimit të Bidenit për ta zgjatur këtë emergjencë përtej fundit të qershorit të këtij viti është bërë situata në rajon.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe gjendja aktuale paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.



